Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 7:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Ky është ligji i ofertës për shkeljen, (është gjë shumë e shenjtë).

2. Në vendim ku theret holokausti, do të theret flia për shkeljen; dhe gjaku i saj do të spërkatet rreth e qark altarit.

3. Prej saj do të paraqitet tërë dhjami: do të hiqet bishti i majmë, dhjami që mbulon zorrët,

4. të dy veshkat, dhjami që është mbi to rreth ijëve dhe bula e dhjamur e mëlçisë së zezë mbi veshkat.

5. Pastaj prifti do t'i tymosë mbi altar, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin. Ky është një flijim për shkeljen.

6. Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë nga ajo; do të hahet në vend të shenjtë; është gjë shumë e shenjtë.

7. Flijimi për shkeljen është si flijimi i mëkatit; i njëjti ligj vlen për të dy rastet; flia me të cilën prifti bën shlyerjen i takon atij.

8. Dhe prifti, që ofron holokaustin e dikujt, do të marrë për vete lëkurën e holokaustit që ka ofruar.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 7