Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 6:5-13 Bibla Shqip (ALBB)

5. ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t'i kthejë plotësisht, por do t'u shtojë një të pestën dhe do t'ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.

6. Pastaj do t'i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.

7. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, dhe do t'i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".

8. Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

9. "Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i holokaustit. holokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur.

10. Prifti do të veshë tunikën e tij prej liri dhe do të veshë mbi trup pantallonat; dhe do të mbledhë hirin e holokaustit, që zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosë pranë altarit.

11. Pastaj do të heqë rrobat e tij dhe do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin jashtë kampit në një vend të pastër.

12. Zjarri mbi altar do të mbahet i ndezur dhe nuk do të lihet të shuhet; prifti do të djegë dru mbi të çdo mëngjes, do të vendosë sipër holokaustin dhe do të tymosë sipër dhjamin e flijimeve të falënderimit.

13. Zjarri duhet të digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet të shuhet.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 6