Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 3:7-17 Bibla Shqip (ALBB)

7. Në rast se paraqet si flijim të vetin një qengj, do ta ofrojë përpara Zotit.

8. Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

9. Nga flijimi i falënderimit do të paraqitet, si flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhjami i tij; ai do të shkëpusë tërë bishtin e majmë afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

10. të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijëve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.

11. Pastaj prifti do ta tymosë mbi altarin si ushqim. Është një ofertë e bërë me zjarr për Zotin.

12. Në rast se oferta e tij është një dhi, do ta ofrojë para Zotit.

13. Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

14. Prej saj do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

15. të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijëve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.

16. Pastaj prifti do t'i tymosë mbi altar si ushqim. Është një ofertë e bërë me zjarr me erë të këndshme. E tërë yndyra i përket Zotit.

17. Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni: nuk do të hani as yndyrë, as gjak".

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 3