Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 3:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Kur një njeri ofron një flijim falënderimi, po të jetë se ofron një bagëti të trashë të marrë nga kopeja, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta përpara Zotit.

2. Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

3. Nga ky flijim falënderimi do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

4. të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi ato rreth ijëve, por do të shkëpusë bulën me dhjamë të mëlçisë së zezë që ndodhet mbi veshkat.

5. Pas kësaj bijtë e Aaronit do ta tymosin në altarin mbi holokaustin, që ndodhet mbi drutë e vëna mbi zjarr. Është një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 3