Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 27:28-34 Bibla Shqip (ALBB)

28. Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.

29. Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.

30. Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.

31. Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t'i shtojë një të pestën.

32. Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t'i shenjtërohet Zotit.

33. Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.

34. Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 27