Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 23:22-31 Bibla Shqip (ALBB)

22. Kur do të korrni të mbjellat e tokës suaj, nuk do të korrni deri në cepat e arës sate dhe nuk do të mblidhni kallinjtë që kanë mbetur pas; do t'i lini për të varfrin dhe për të huajin. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

23. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

24. "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të bëni një pushim solemn, një kremtim festiv të njoftuar me buri, një mbledhje të shenjtë.

25. Nuk do të bëni në atë ditë asnjë punë të rëndë dhe do t'i ofroni Zotit disa flijime të bëra me zjarr".

26. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

27. "Dita e dhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë dita e shlyerjes së mëkateve. Do të ketë për ju një mbledhje të shenjtë; do të përulni shpirtin tuaj dhe do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr.

28. Gjatë kësaj dite nuk do kryeni asnjë punë, sepse është dita e shlyerjes për ju përpara Zotit, Perëndisë tuaj.

29. Sepse çdo njeri që në këtë ditë nuk përulet, do të shfaroset në mes të popullit të tij.

30. Dhe çdo person që gjatë kësaj dite do të bëjë çfarëdo pune, unë, këtë person do ta shfaros në mes të popullit të tij.

31. Nuk do të kryeni asnjë punë. Është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 23