Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 22:26-33 Bibla Shqip (ALBB)

26. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

27. "Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.

28. Nuk do të therni një lopë apo një dele me gjithë të voglin e saj në të njëjtën ditë.

29. Kur do t'i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.

30. Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.

31. Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

32. Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,

33. që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 22