Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 2:3-12 Bibla Shqip (ALBB)

3. Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.

4. Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.

5. Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.

6. Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.

7. Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.

8. Do t'i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t'i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.

9. Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Është një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

10. Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.

11. Çdo blatim ushqimor që do t'i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.

12. Mund t'ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 2