Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 19:29-37 Bibla Shqip (ALBB)

29. Mos e ndot bijën tënde duke e bërë kurvë, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi.

30. Të respektoni të shtunat e mia dhe do të keni respekt për shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

31. Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u konsultoni për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

32. Çohu në këmbë para atij që ka kokën të zbardhur, nderoje plakun dhe ki frikë nga Perëndia yt. Unë jam Zoti.

33. Kur një i huaj banon bashkë me ju në vendin tuaj, mos e trajtoni keq.

34. Të huajin që banon midis jush ta trajtoni njëlloj si ai që ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten tënde, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

35. Nuk do të bëni padrejtësi në gjykime, për sa u përket masave të gjatësisë, të peshës dhe të kapacitetit.

36. Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.

37. Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 19