Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 14:53-57 Bibla Shqip (ALBB)

53. por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.

54. Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,

55. për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,

56. për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,

57. për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 14