Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 14:41-56 Bibla Shqip (ALBB)

41. Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.

42. Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t'i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.

43. Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,

44. prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.

45. Prandaj do ta shembë shtëpinë dhe do t'i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.

46. Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

47. Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.

48. Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.

49. Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru cedri, skarlat dhe hisop;

50. do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;

51. dhe do të marrë drurin e cedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t'i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.

52. Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e cedrit, me hisopin dhe me skarlatin;

53. por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.

54. Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,

55. për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,

56. për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 14