Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 14:34-40 Bibla Shqip (ALBB)

34. "Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,

35. i zoti i shtëpisë do të shkojë t'ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".

36. Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.

37. Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,

38. prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.

39. Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,

40. prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t'i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 14