Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 14:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

2. "Ky është ligji lidhur me lebrosin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t'i çohet priftit.

3. Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,

4. prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru cedri, nga skarlati dhe hisopi.

5. Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.

6. Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e cedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t'i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 14