Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 11:9-17 Bibla Shqip (ALBB)

9. Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.

10. Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.

11. Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.

12. Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.

13. Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t'i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;

14. qiftin dhe çdo lloj fajkoi;

15. çdo lloj korbi;

16. strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;

17. bufin, karabullakun e detit, ibisin;

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 11