Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 11:19-33 Bibla Shqip (ALBB)

19. lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzën dhe lakuriqin e natës.

20. Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.

21. Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.

22. Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.

23. Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.

24. Këto kafshë do t'ju bëjnë të papastër; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

25. Kushdo mbart trupat e tyre të pajetë, do të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

26. Çdo kafshë dythundrake që nuk e ka këmbën të ndarë dhe nuk ripërtypet është e papastër për ju; kushdo që do ta prekë do të bëhet i papastër.

27. Ndër të gjitha kafshët katërkëmbëshe, ata që ecin mbi shputën e këmbëve janë të papastër për ju; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

28. Kushdo që transporton trupin e tyre të pajetë do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Për ju ata janë të papastër.

29. Ndër kafshët që zvarriten mbi tokë, këta janë të papastër për ju: urithi, miu dhe çdo lloj hardhje,

30. gekoja, varani, hardhuca, kërmilli dhe kameleoni.

31. Këto kafshë midis tërë atyre që zvarriten janë të papastra për ju; kushdo që i prek kur kanë ngordhur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

32. Çdo gjë mbi të cilën një prej tyre bie kur kanë ngordhur do të jetë e papastër; qoftë kjo një vegël prej druri, apo rroba, apo lëkurë, apo thes apo çfarëdo sendi tjetër i përdorur për punë, duhet të futet në ujë dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje; pastaj do të jetë i pastër.

33. Çdo enë prej argjile brenda të cilës një prej tyre bie, do ta thyeni; dhe gjithçka që ndodhet në të do të jetë i papastër.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 11