Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Levitiku 10:17-20 Bibla Shqip (ALBB)

17. "Pse nuk e hëngrët flijimin për mëkatin në vend të shenjtë, sepse është gjë shumë e shenjtë, dhe Zoti ua ka dhënë me qëllim që të sillni padrejtësinë e asamblesë, që të bëni shlyerjen për ta përpara Zotit?

18. Dhe ja, gjaku i flisë nuk u çua brenda vendit të shenjtë; ju duhet ta kishit ngrënë në vend të shenjtë, si kisha urdhëruar".

19. Aaroni i tha pastaj Moisiut: "Ja, sot ata më kanë ofruar flijimin e tyre për mëkatin dhe holokaustin e tyre përpara Zotit, dhe më kanë ndodhur gjëra të tilla; po të kisha ngrënë sot viktimën e flijimit për mëkatin, a do t'i pëlqente kjo syve të Zotit?".

20. Kur Moisiu i dëgjoi këto, mbeti i kënaqur.

Lexoni kapitullin e plotë Levitiku 10