Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 8:7-13 Bibla Shqip (ALBB)

7. Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.

8. Ne kemi një motër të vogël që ende nuk ka gjinj; çfarë do të bëjmë për motrën tonë ditën që do të flitet për të?

9. Në qoftë se është një mur, do të ndërtojmë mbi të një pallat prej argjendi; në qoftë se është një portë, do ta forcojmë me dërrasa cedri.

10. Unë jam një mur, dhe gjinjtë e mi janë si kulla; prandaj në sytë e tij jam bërë si ajo që ka gjetur paqen.

11. Salomoni kishte një vresht në Baal-Hamon; ai ua besoi disa rojtarëve, secili prej tyre duhet t'i çonte si fryt të tij një mijë sikla argjendi.

12. Vreshti im, që është imi, ndodhet para meje. Ti, Salomon, mbaji një mijë siklat dhe rojtarët e frytit të tij marrshin dyqind.

13. Ti që banon në kopshte, shokët po dëgjojnë zërin tënd; bëj ta dëgjoj edhe unë.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 8