Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 8:2-6 Bibla Shqip (ALBB)

2. Do të të çoja dhe do të fusja në shtëpinë e nënës sime; ti do të më mësoje dhe unë do të të jepja për të pirë verë aromatike, lëng nga shega ime.

3. Dora e tij e majtë qoftë nën kokën time dhe e djathta e tij më përqafoftë!

4. O bija të Jeruzalemit, ju lutem shumë, mos e shqetësoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, derisa kështu t'i pëlqejë.

5. Kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj? Të kam zgjuar nën mollën, ku nëna jote të ka lindur, ku ajo që të ka lindur të ka nxjerrë në dritë.

6. Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 8