Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 7:8-13 Bibla Shqip (ALBB)

8. Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin gjinjtë e tu si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,

9. dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.

10. Unë jam e të dashurit tim dhe ai më dëshiron.

11. Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!

12. Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar lastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.

13. Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte të zgjedhura të çdo lloji, të freskëta dhe të thata, që i kam ruajtur për ty, i dashuri im.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 7