Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 5:10-16 Bibla Shqip (ALBB)

10. I dashuri im është i bardhë dhe i kuq, ai dallon ndër dhjetë mijë veta.

11. Koka e tij është ar i kulluar, kaçurrelat e flokëve të tij janë rrica-rrica, të zeza korb.

12. Sytë e tij janë si ato të pëllumbit pranë rrëkeve të ujit, të lara në qumësht, të ngallmuara si një gur i çmuar në një unazë.

13. Faqet e tij janë si një lehe balsami, si lehe barërash aromatike; buzët e tij janë zambakë, që nxjerrin mirra të lëngët.

14. Duart e tij janë unaza ari, të stolisura me gurë të çmuar; barku i tij është fildish që shndrit, i mbuluar me safirë.

15. Këmbët e tij janë kolona mermeri të mbështetura në themele ari të kulluar. Pamja e tij është si Libani, madhështore si cedrat.

16. Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës në çdo pikëpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jeruzalemit.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 5