kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 3 Bibla Shqip (ALBB)

1. Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta.

2. Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.

3. Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".

4. Sapo i kalova, gjeta atë që do zemra ime. E shtrëngova fort dhe nuk kam ndërmend ta braktis derisa ta çoj në shtëpinë e nënës sime dhe në dhomën e asaj që më ka ngjizur.

5. Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time derisa kështu t'i pëlqejë.

6. Kush është ajo që vjen nga shkretëtira, si kolona tymi, e parfumuar me mirrë dhe temjan dhe me lloj-lloj pluhurash aromatikë të tregtarëve?

7. Ja shtrati i Salomonit, rreth të cilit qëndrojnë gjashtëdhjetë njerëz guximtarë, trima të Izraelit.

8. Të gjithë përdorin shpatën, janë të rrahur në çështjen e luftës; secili mban shpatën në ijë për tmerret e natës.

9. Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.

10. I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinëzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendshme e saj është qëndisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit.

11. Dilni, bija të Sionit, soditni mbretin Salomon me kurorën me të cilën e ka kurorëzuar e ëma, ditën e dasmës së tij, ditën e gëzimit të zemrës së tij.