Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 2:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.

2. Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.

3. Si një mollë midis pemëve të pyllit kështu është i dashuri im midis të rinjve. Kam dëshiruar shumë të rri në hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël në gojën time.

4. Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.

5. Më mbani me pite rrushi, më përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.

6. Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë më përqafon.

7. Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, derisa kështu t'i pëlqejë

8. Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 2