Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 1:5-17 Bibla Shqip (ALBB)

5. Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.

6. Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënës sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.

7. Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime, ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë. Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?

8. Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.

9. Mikesha ime, ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.

10. Faqet e tua janë të bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritarësh.

11. Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.

12. Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.

13. Kënaqësia ime është një qeskë e vogël mirre; ajo do të pushojë tërë natën midis gjinjve të mi.

14. Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-Gedit.

15. Ti je e bukur, mikja ime, ja, je e bukur! Sytë e tu janë si ato të pëllumbeshave.

16. Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.

17. Trarët e shtëpive tona janë prej cedri dhe tavanet tona prej qiparisi.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 1