Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 1:4-12 Bibla Shqip (ALBB)

4. Tërhiqmë te ti! Ne do të rendim pas teje! Mbreti më çoi në dhomat e tij. Ne do të kënaqemi dhe do të gëzohemi te ti; ne do ta kujtojmë dashurinë tënde më shumë se verën. Kanë të drejtë që të duan.

5. Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.

6. Mos shikoni se jam e zezë, sepse dielli më ka nxirë. Bijtë e nënës sime janë zemëruar me mua; më kanë caktuar të ruaj vreshtat, por vreshtin tim nuk e kam ruajtur.

7. Thuamë, o ti që të dashuron zemra ime, ku e kullot kopenë dhe ku e lë të pushojë në mesditë. Pse vallë duhet të jem si një grua e mbuluar me vel pranë kopeve të shokëve të tu?

8. Në rast se ti nuk e di, o më e bukura e grave, ndiq gjurmët e kopesë dhe kulloti kecat e tua pranë çadrave të barinjve.

9. Mikesha ime, ti më ngjan si pela ime midis qerreve të Faraonit.

10. Faqet e tua janë të bukura me ornamente, dhe qafa jote me gjerdane margaritarësh.

11. Ne do të bëjmë për ty gjerdane të arta me tokëza prej argjendi.

12. Ndërsa mbreti është ulur në tryezë, livanda ime përhap aromën e saj.

Lexoni kapitullin e plotë Kantiku i Kantikëve 1