Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 21:37-45 Bibla Shqip (ALBB)

37. Kedmothin me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathin me tokat e tij për kullotë: katër qytete;

38. dhe nga fisi i Gadit, Ramothin në Galaad (si qytet strehimi për vrasësin), me tokat e tij për kullotë, Mahanaimin me tokat e tij për kullotë,

39. Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsej katër qytete.

40. Shuma e qyteteve që iu dhanë me short bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre që përbënin familjet e levitëve të tjerë, ishin dymbëdhjetë qytete.

41. Shuma e qyteteve të levitëve në mes të zotërimeve të bijve të Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre për kullotë.

42. Secili nga këto qytete kishte rreth e qark toka për kullotë; e njëjta gjë ishte në çdo qytet.

43. Kështu Zoti i dha Izraelit tërë vendin që ishte betuar t'ua jepte etërve të tyre, dhe bijtë e Izraelit e pushtuan dhe banuan në të.

44. Zoti u siguroi pushim rreth e qark, siç u ishte betuar etërve të tyre; asnjë nga armiqtë e tyre nuk mundi t'u bëjë ballë; Zoti i dorëzoi tërë armiqtë në duart e tyre.

45. Nuk ra për tokë asnjë nga fjalët që Zoti i pati thënë shtëpisë së Izraelit; të tëra u vërtetuan.

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 21