Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 21:2-17 Bibla Shqip (ALBB)

2. dhe u folën në Shilon, në vendin e Kanaanit, duke u thënë: "Zoti urdhëroi, me anë të Moisiut, që të na jepeshin disa qytete për të banuar me kullota për bagëtinë tonë".

3. Kështu bijtë e Izraelit u dhanë levitëve, duke i marrë nga trashëgimia e tyre, qytetet që vijojnë bashkë me toka për kullotë, sipas urdhrit të Zotit.

4. U hodh shorti për familjet e kehathitëve; dhe bijve të priftit Aaron, që ishin levitë, u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.

5. Bijve të tjerë të Kehathit u ranë në short dhjetë qytete nga familjet e fisit të Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manasit.

6. Bijve të Gershonit u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmë fisi i Manasit në Bashan.

7. Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, u ranë dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.

8. Bijtë e Izraelit ua dhanë, pra, me short këto qytete me gjithë kullotat e tyre levitëve, ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

9. Kështu ata dhanë, duke i marrë nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, qytetet e përmendura këtu,

10. që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre.

11. Ata morën, pra, Kirjath-Arbën, domethënë Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), në krahinën malore të Judës, me tokat e saj për kullotë rreth e qark;

12. por territorin e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Tsalebit, birit të Jenufehut, si pronë të tij.

13. Përveç kësaj u dhanë bijve të priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi për vrasësin) me të gjitha tokat për kullotë, Libnahun me tokat për kullotë,

14. Jatirin me tokat për kullotë, Eshtemoan me tokat për kullotë,

15. Holonin me tokat për kullotë, Debirin me tokat për kullotë,

16. Ainin me tokat e tij për kullotë, Jutahun me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij për kullotë: nëntë qytete që u morën nga këto dy fise.

17. Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij për kullotë, Gebën me tokat e tij për kullotë,

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 21