Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 19:46-51 Bibla Shqip (ALBB)

46. Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos.

47. Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre.

48. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, sipas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.

49. Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit sipas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre.

50. Sipas urdhrit të Zotit, i dhanë qytetin që ai kërkoi, Timnath-Serahun, në krahinën malore të Efraimit. Ai ndërtoi qytetin dhe banoi në të.

51. Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 19