37. Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,
38. Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: nëntëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre.
39. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Neftalit, sipas familjeve të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.
40. Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, sipas familjeve të tyre.
41. Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,
42. Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,
43. Elonin, Timnathahun, Ekronin,
44. Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,
45. Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,
46. Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos.
47. Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre.
48. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, sipas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.
49. Kur bijtë e Izraelit përfunduan ndarjen e trashëgimisë së vendit sipas kufijve të tij, i dhanë Jozueut, birit të Nunit, një trashëgimi në mes të tyre.
50. Sipas urdhrit të Zotit, i dhanë qytetin që ai kërkoi, Timnath-Serahun, në krahinën malore të Efraimit. Ai ndërtoi qytetin dhe banoi në të.
51. Këto janë trashëgimitë që prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarët e familjeve të fiseve të bijve të Izraelit ndanë me short në Shiloh, përpara Zotit, në hyrje të çadrës së mbledhjes. Kështu ata përfunduan ndarjen e vendit.