Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 19:29-32 Bibla Shqip (ALBB)

29. Pastaj kufiri kthente në drejtim të Ramahut deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte në det nga ana e territorit të Akzibit.

30. Ai përfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: njëzet e dy qytete me fshatrat e tyre.

31. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Asherit, sipas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.

32. Pjesa e gjashtë që u hodh me short u ra bijve të Neftalit, sipas familjeve të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 19