Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 19:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. Pas kësaj kufiri kthente në drejtim të veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte në luginën e Jiftah-Elit.

15. Ai përfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

16. Kjo qe trashëgimia e bijve të Zabulonit, sipas familjeve të tyre, këto qytete bashkë me fshatrat e tyre.

17. Pjesa e katërt që u hodh me short i ra Isakarit, bijve të Isakarit, sipas familjeve të tyre.

18. Territori i tyre shkonte deri në Jezreel, Kesuloth, Shunem,

19. Hafaraim, Shion, Anaharath,

20. Rabith, Kishion, Abets,

21. Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.

22. Pastaj kufiri arrinte deri në Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte në Jordan: gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.

23. Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Isakarit, sipas familjeve të tyre, qytetet bashkë me fshatrat e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 19