1. Pjesa e dytë që u hodh me short i takoi Simeonit, fisit të bijve të Simeonit sipas familjeve të tyre. Trashëgimia e tyre ndodhej në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.
2. Trashëgimia e tyre përfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,
3. Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,
4. Eltoladin, Bethulin, Hormahun,
5. Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,
6. Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: trembëdhjetë qytete me fshatrat e tyre;
7. Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: katër qytete me fshatrat e tyre,
8. dhe të gjitha fshatrat që ndodheshin rreth këtyre qyteteve, deri në Baalath-Beer, Ramah të Negevit. Kjo përfaqësonte trashëgiminë e fisit të bijve të Simeonit, sipas familjeve të tyre.
9. Trashëgiminë e bijve të Simeonit e morën bijtë e Judës, sepse pjesa e bijve të Judës ishte tepër e madhe për ata; kështu bijtë e Simeonit e patën trashëgiminë e tyre në mes të trashëgimisë së bijve të Judës.
10. Pjesa e tretë që u hodh me short u ra bijve të Zabulonit, sipas familjeve të tyre. Territori i trashëgimisë së tyre shtrihej deri në Sarid.