Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 14:12-15 Bibla Shqip (ALBB)

12. Prandaj ma jep këtë mal për të cilin foli Zoti atë ditë; sepse ti vetë e dëgjove atë ditë që aty ishin anakimët dhe kishte qytete të mëdha dhe të fortifikuara. Në rast se Zoti do të jetë me mua, unë do t'i dëboj, ashtu si ka thënë Zoti".

13. Atëherë Jozueu e bekoi dhe i dha si trashëgimi Hebronin Kalebit, djalit të Jefunehut.

14. Për këtë arsye Hebroni ka mbetur pronë e Kalebit, birit të Jefunehut, Kenizeu, deri në ditën e sotme, sepse ai ka ndjekur plotësisht Zotin, Perëndinë e Izraelit.

15. Më parë Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qenë njeriu më i madh në radhët e anakimëve. Dhe vendi nuk pati më luftë.

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 14