Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jozueu 13:1-17 Bibla Shqip (ALBB)

1. Por Jozueu ishte plak dhe në moshë të shtyrë; dhe Zoti i tha: "Ti je plak dhe i shtyrë në moshë, dhe të mbetet një pjesë shumë e madhe e vendit për të pushtuar.

2. Ky është vendi që mbetet akoma: tërë territori i filistenjve dhe gjithë ai i geshuritëve,

3. nga Shikori që rrjedh në lindje të Egjiptit, deri në kufirin e Ekronit nga veriu (krahinë që konsiderohet kanaanease), tokat e pesë princave të filistenjve, domethënë të Gazës, të Ashdodit, të Ashkalonit, të Gathit, të Ekronit dhe të avenjve gjithashtu,

4. në jug, tërë vendi i kanaanenjve, dhe Mearahu që u përket sidonëve deri në Afek, deri në kufirin e amorenjve;

5. vendi i giblitëve dhe tërë Libani në drejtim të lindjes, nga Baal-Gadi në këmbët e malit Hermon deri në hyrje të Hamathit;

6. tërë banorët e krahinës malore të Libanit deri në ujërat e Misrefothit, dhe gjithë sidonët. Unë do t'i dëboj para bijve të Izraelit; ti ndërkaq ndaje me short vendin midis izraelitëve si trashëgimi, ashtu si të kam urdhëruar.

7. Ndaje, pra, këtë vend si trashëgimi midis nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manasit,

8. bashkë me të cilët rubenitët dhe gaditët kanë marrë trashëgiminë e tyre, që Moisiu u dha atyre matanë Jordanit, në lindje, ashtu siç ua kishte dhënë Moisiu, shërbëtor i Zotit;

9. nga Aroeri që ndodhet në brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që është në mes të luginës, tërë rrafshnaltën e Medebas deri në Dibon;

10. tërë qytetet e Sihonit, mbretit të amorenjve, që mbretëronte në Heshbon, deri në kufirin e bijve të Amonit;

11. Galaadin, territorin e geshuritëve dhe të maakathitëve, tërë malin Hermon dhe tërë Bashanin deri në Salkah;

12. tërë mbretërinë e Ogut, në Bashan, që mbretëronte në Ashtaroth dhe në Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjallë. Në fakt Moisiu i kishte mundur dhe dëbuar.

13. Por bijtë e Izraelit nuk i përzunë geshuritët dhe maakathitët; kjo është arsyeja pse geshuritët dhe maakathitët banojnë në mes të Izraelit deri në ditët e sotme.

14. Vetëm fisit të Levit, Moisiu nuk i kishte dhënë asnjë trashëgimi; flijimet e bëra me zjarr për nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit, përfaqësonin trashëgiminë e tij, ashtu si u kishte thënë ai.

15. Kështu Moisiu i kishte dhënë fisit të bijve të Rubenit pjesën që u përkiste, sipas familjeve të tyre;

16. territori i tyre niste nga Aroeri që ndodhet mbi brigjet e përroit Arnon dhe nga qyteti që gjendet në mes të luginës, tërë rrafshnalta pranë Medebës,

17. Heshboni dhe tërë qytetet e tij që ndodhen në rrafshnaltën: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,

Lexoni kapitullin e plotë Jozueu 13