Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jona 2:5-10 Bibla Shqip (ALBB)

5. Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.

6. Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje përgjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.

7. Kur shpirti im po ligështohej brenda meje, kujtova Zotin, dhe lutja ime arriti deri te ti, në tempullin tënd të shenjtë.

8. Ata që jepen pas kotësive të rreme braktisin vetë burimin e hirit të tyre.

9. Por unë me zëra lëvdimi do të ofroj flijime dhe do të plotësoj betimet që kam bërë. Shpëtimi i përket Zotit".

10. Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.

Lexoni kapitullin e plotë Jona 2