Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Joeli 1:16-20 Bibla Shqip (ALBB)

16. A nuk u hoq vallë ushqimi para syve tona, dhe gëzimi dhe hareja nga shtëpia e Perëndisë tonë?

17. Farërat po thahen nën plisa, depot janë katandisur të shkreta, hambarët e grurit po rrënohen, sepse gruri u tha.

18. Sa vuajnë kafshët! Kopetë e gjedhëve sillen më kot, sepse nuk ka kullotë për ta; lëngojnë edhe kopetë e deleve.

19. Te ty, o Zot, unë këlthas, sepse një zjarr ka gllabëruar të gjitha tokat për kullotë dhe një flakë ka djegur të gjithë drurët e fushës.

20. Edhe kafshët e fushave i ngrenë sytë drejt teje, sepse rrjedhat e ujit janë tharë dhe zjarri ka gllabëruar tokat për kullotë.

Lexoni kapitullin e plotë Joeli 1