Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 9:14-22 Bibla Shqip (ALBB)

14. Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?

15. Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.

16. Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

17. ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

18. Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

19. Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?

20. Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.

21. Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

22. Është e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 9