Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 7:2-14 Bibla Shqip (ALBB)

2. Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,

3. kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje.

4. Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.

5. Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.

6. Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.

7. Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.

8. Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.

9. Ashtu si reja davaritet dhe nuk duket më, kështu ai që zbret në Sheol nuk kthehet më;

10. nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.

11. Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim.

12. A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?

13. Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time",

14. ti më tremb me ëndrra dhe më tmerron me vegime;

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 7