Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 7:17-21 Bibla Shqip (ALBB)

17. Ç'është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,

18. dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?

19. Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?

20. Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?

21. Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 7