Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 7:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati?

2. Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,

3. kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje.

4. Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.

5. Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.

6. Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.

7. Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 7