Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 6:18-29 Bibla Shqip (ALBB)

18. Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shkretëtirë dhe mbarojnë.

19. Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,

20. por ata mbeten të zhgënjyer me gjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.

21. Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.

22. A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",

23. ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?

24. Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.

25. Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?

26. Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?

27. Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.

28. Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.

29. Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 6