Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 6:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

2. "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,

3. do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.

4. Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerret e Perëndisë janë renditur kundër meje.

5. Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?

6. A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?

7. Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.

8. Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!

9. Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!

10. Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 6