24. Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.
25. Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.
26. Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.
27. E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi.
28. Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.
29. Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.
30. Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.
31. E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.
32. Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.
33. Mbi tokë nuk ka asgjë që t'i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë.
34. Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore".