Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 41:17-32 Bibla Shqip (ALBB)

17. Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen.

18. Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

19. Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.

20. Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.

21. Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.

22. Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

23. Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin.

24. Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.

25. Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar.

26. Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.

27. E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi.

28. Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte.

29. Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.

30. Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.

31. E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem.

32. Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 41