Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 40:6-18 Bibla Shqip (ALBB)

6. Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

7. "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

8. A dëshiron pikërisht të anulosh gjykimin tim, të më dënosh mua për të justifikuar vetveten?

9. A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund të të gjëmojë zëri sa zëri i tij?

10. Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.

11. Jepu rrugë tërbimeve të zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,

12. shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo që të ndodhen.

13. Varrosi të tërë në pluhur, mbylli në vende të fshehta.

14. Atëherë edhe unë do të lëvdoj, sepse dora jote e djathtë të ka siguruar fitore.

15. Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.

16. Ja, forca e tij qëndron në ijët dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij.

17. E lëkund bishtin e tij si një cedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë.

18. Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 40