Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 39:17-29 Bibla Shqip (ALBB)

17. sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.

18. Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

19. A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?

20. A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.

21. Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.

22. Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.

23. Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.

24. Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.

25. Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.

26. Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathata dhe i hap krahët e tij drejt jugut?

27. Është vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?

28. Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirëta.

29. Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 39