Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 38:28-38 Bibla Shqip (ALBB)

28. Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?

29. Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?

30. Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

31. A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

32. A i bën ti të duken yjësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

33. A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

34. A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

35. Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

36. Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

37. Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

38. kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 38