Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 38:26-41 Bibla Shqip (ALBB)

26. që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

27. për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?

28. Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?

29. Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?

30. Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

31. A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

32. A i bën ti të duken yjësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

33. A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

34. A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

35. Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

36. Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

37. Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

38. kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?

39. A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,

40. kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?

41. Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 38