Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 37:9-20 Bibla Shqip (ALBB)

9. Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.

10. Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

11. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

12. Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të drejtimit të tij, për të kryer çfarëdo gjë që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar.

13. I dërgon o për dënim, o për tokën e tij o për mirësi.

14. Dëgjo këtë, o Job, ndalu dhe merr parasysh mrekullitë e Perëndisë!

15. A e di ti si i drejton Perëndia dhe si bën të shkëlqejë shkrepëtimën e reve të tij?

16. A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e atij që i di të gjitha?

17. A e di ti përse rrobat e tua janë të ngrohta, kur toka pushon për shkak të erës së jugut?

18. Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?

19. Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.

20. A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 37