Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 37:6-11 Bibla Shqip (ALBB)

6. I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.

7. Ai ndal dorën e çdo njeriu, me qëllim që të gjithë vdekatarët të mund të njohin veprat e tij.

8. Bishat hyjnë në strukat e tyre dhe rrinë në strofkat e tyre.

9. Nga vendet më të largëta të jugut vjen stuhia dhe të ftohtit nga erërat e acarta të veriut.

10. Me frymën e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet.

11. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 37