Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Jobi 37:19-24 Bibla Shqip (ALBB)

19. Na mëso se çfarë duhet t'i themi, sepse ne nuk mund të përgatisim shkakun tonë për errësirën.

20. A mund t'i thuhet vallë se unë dua të flas? Në rast se një njeri duhet të fliste, do të shkatërrohej me siguri.

21. Edhe tani askush nuk mund ta shikojë diellin me ngulm kur shkëlqen në qiell, mbas kalimit të erës që e ka bërë pa re.

22. Koha e bukur vjen nga veriu, por rreth Perëndisë kemi një madhështi të hatashme.

23. Të Plotfuqishmin ne nuk mund ta arrijmë. Ai është i madhërishëm për nga fuqia, nga ndershmëria dhe nga drejtësia; ai nuk shtyp asnjeri.

24. Prandaj njerëzit e kanë frikë; por ai nuk e përfill atë që e quan veten të ditur".

Lexoni kapitullin e plotë Jobi 37